Ndihmës Kuzhinier/e

Urgent
Application deadline closed.

Përshkrimi i Punës

  • Anywhere

Restorant MARILA – Pizza & Pasta kërkon një Ndihmës Kuzhinier/e me përvojë për t’u bashkuar me stafin e kuzhinës.
Kandidati ideal duhet të jetë energjik, bashkëpunues dhe i aftë të ndihmojë në përgatitjen e pjatave sipas standardeve të restorantit, duke kontribuar në ruajtjen e cilësisë dhe pastërtisë së kuzhinës.

Detyrat kryesore:

Asistimi në përgatitjen e pjatave sipas udhëzimeve të shefit të kuzhinës

Mbajtja e pastërtisë dhe organizimit në zonën e punës

Përgatitja e përbërësve bazë (prerje, përzierje, gatim i lehtë)

Bashkëpunim me stafin për të garantuar shërbim të shpejtë dhe cilësor

Kujdes ndaj higjienës dhe sigurisë ushqimore

Kualifikimet:

Eksperiencë e mëparshme në role të ngjashme (e domosdoshme)

Aftësi pune në ekip dhe respekt për rregullat e kuzhinës

Përkushtim, përgjegjësi dhe dëshirë për të mësuar

Disponueshmëri për punë me turne

Përfitimet:

Kushte shumë të mira pune

Pagesë e kënaqshme

Ambient profesional dhe bashkëpunues

Si të aplikoni:

📞 Kontakto: 068 26 08 055
🌐 Apliko tani në: merrstaff.al

📸 Instagram: @merrstaff.al