Përshkrimi i Punës
TIDE Restaurant, pjesë e kompleksit Green Village Resort, kërkon të punësojë një Përgjegjës Kuzhine me eksperiencë të gjerë në gastronomi dhe menaxhim ekipi.
Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të provuara në drejtimin e kuzhinës dhe përgatitjen e pjatave me standard të lartë, duke ruajtur cilësinë dhe kreativitetin e menuve të resortit.
Kërkesa kryesore:
Të ketë minimum 7 vite eksperiencë si Kuzhinier
Të ketë minimum 2 vite eksperiencë si Kuzhinier i Parë / Shef kuzhine
Aftësi të shkëlqyera menaxhimi të stafit të kuzhinës
Njohuri mbi standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore
Kreativitet në prezantimin dhe përmirësimin e menuve
Detyrat kryesore:
Organizimi dhe mbikëqyrja e punës së stafit të kuzhinës
Kontrolli i përgatitjes dhe servirjes së pjatave
Menaxhimi i furnizimeve dhe produkteve ushqimore
Sigurimi i standardeve më të larta të shërbimit dhe pastërtisë
Përfitimet:
Paga konkurruese sipas eksperiencës
Akomodim i mundshëm pranë resortit
Ambient pune profesional dhe natyrë e mrekullueshme
Mundësi zhvillimi në një nga resortet më të njohura të bregdetit shqiptar
Si të aplikoni:
📞 Kontakto: 069 40 96 510
🌐 Apliko tani në: merrstaff.al
📸 Instagram: @merrstaff.al