Ndihmëse Kuzhine

Urgent
Application deadline closed.

Përshkrimi i Punës

  • Full Time
  • Anywhere

Bloom Bistro, një ambient modern dhe mikpritës në zemër të Tiranës, në Rrugën Myslym Shyri – te Gjykata e Lartë, kërkon një Ndihmëse Kuzhine për t’u bashkuar me ekipin e saj.
Kandidati ideal duhet të jetë i/e përkushtuar, me dëshirë për punë në ambient dinamik dhe kujdes ndaj detajeve.

Detyrat kryesore:

Asistim në përgatitjen e ushqimeve sipas udhëzimeve të kuzhinierit

Kujdes për pastërtinë dhe higjienën në kuzhinë

Organizimi i enëve, pajisjeve dhe produkteve ushqimore

Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe standardeve të restorantit

Kualifikimet:

Eksperiencë e mëparshme në kuzhinë është avantazh

Aftësi për të punuar në ekip

Përgjegjësi dhe kujdes ndaj detajeve

Disponueshmëri për punë në Turnin 1

Kushtet e punës:

Turni: 1

E diela: Pushim

Kushte pune shumë të mira dhe ambient i këndshëm

Si të aplikoni:

📞 Kontakto: 069 29 99 005
🌐 Apliko tani në: merrstaff.al

📸 Instagram: @merrstaff.al