Përshkrimi i Punës
Ne “AFS Real Estate” jemi nje rrjet i lidhur profesionistesh te cilet ofrojme sherbime ndermjetesimi ne fushen e pasurive te paluajtshme per sa i perket shit-blerjes , marrjes apo dhenies me qira ne Shqiperi dhe kryesisht ne qytetin bregdetar te Durresit.
Vizioni yne eshte padyshim zgjerimi dhe perfeksionimi i rrjetit tone duke aspiruar ne sa me teper zyra dhe agjente te rinj, ambicioz dhe me deshiren per te bere karriere.
Misioni yne eshte qasja per nje sherbim sa me dinjitoz dhe sa me profesional aq edhe dashamires tek klientet tane. Eshte po ky mision i cili na udheheq drejt vizionit tone te perbashket dhe largpames!
Detyrat
Menaxhim administrativ
Organizimi dhe mbikëqyrja e punës së përditshme të zyrës.
Menaxhimi i dokumentacionit të pronave (kontrata, mandate, dosje klientësh).
Mbajtja e arkivës fizike dhe digjitale.
Përgatitja e raporteve mujore dhe ditore.
Komunikim & shërbim ndaj klientit
Pritja dhe orientimi i klientëve në zyrë.
Menaxhimi i telefonatave, email-eve dhe rrjeteve sociale.
Koordinimi i takimeve mes agjentëve dhe klientëve.
Ndjekja e klientëve pas shërbimit (follow-up).
Mbështetje për agjentët imobiliarë
Koordinimi i orareve dhe vizitave në prona.
Përgatitja e materialeve të marketingut për pronat.
Mbështetje në procesin e shitjes/qirasë.
Kontrolli i saktësisë së informacionit të pronave.
Marketing & promovim
Publikimi i pronave në portale imobiliare dhe rrjete sociale.
Koordinimi i fushatave promocionale.
Kualifikimet
Kualifikimet e kërkuara
Diplomë universitare (Administrim Biznesi, Ekonomi, Menaxhim, Juridik ose fusha të ngjashme – e preferueshme).
Njohuri shumë të mira të përdorimit të kompjuterit (MS Office: Word, Excel, Outlook).
Aftësi për përdorimin e platformave online dhe rrjeteve sociale.
Njohuri të gjuhëve të huaja, veçanërisht anglisht (avantazh).
Aftësi personale:
Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhuese.
Komunikim i qartë dhe profesional me klientët.
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të përballuar ngarkesë pune.
Diskrecion, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhim kohe.