Menaxher Marketingu

January 6, 2026
Urgent
Aplikimi perfundon: January 5, 2027
Aplikoni tani

Kontaktoni punëdhënësin

Kontaktoni HR MERRSTAFF për të aplikuar

Përshkrimi i Punës

  • Full Time
  • Anywhere

Tirana Cash and Carry kërkon një Menaxher Marketingu të motivuar dhe me përvojë për të zhvilluar dhe zbatuar strategji marketingu që rrisin prezencën e kompanisë në tregun B2B dhe forcojnë marrëdhëniet me bizneset partnere. Ky rol ka një rëndësi kyçe në planifikimin, koordinimin dhe ekzekutimin e aktiviteteve promovuese dhe komunikimit, me qëllim rritjen e shitjeve dhe forcimin e markës.

Detyrat
Hartimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut të fokusuara në klientët B2B, në përputhje me objektivat e kompanisë.
Krijimi dhe menaxhimi i fushatave promovuese për bizneset partnere (markete, restorante, hotele, etj.).
Menaxhimi i komunikimit me klientët ekzistues dhe potencialë përmes kanaleve të ndryshme (email marketing, social media, evente, etj.).
Analizimi i tregut, ndjekja e trendeve dhe konkurencës për të identifikuar mundësi të reja rritjeje.
Zhvillimi i materialeve promovuese (broshura, katalogë, fletëpalosje, përmbajtje dixhitale) për produkte dhe oferta.
Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve për të krijuar fushata të përbashkëta që shtyjnë performancën komerciale.
Organizimi i eventeve promovuese, ekspozitave dhe prezantimeve për klientët B2B.
Raportimi periodik mbi performancën e fushatave dhe aktivitetit të marketingut.
Kualifikimet
Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme.
Minimumi 10 vite eksperiencë në marketing ku minimumi 5 vite pozicione drejuese, preferohet në sektorin B2B dhe/ose FMCG (produkte të konsumit të shpejtë).
Njohuri të mira të strategjive dhe mjeteve të marketingut modern (përfshirë dixhitalin).
Aftësi shumë të mira analitike dhe planifikimi.
Aftesi shume te mira te ndërtimit të strategjisë së marketimit ne rrjetet sociale për B2B.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi projektesh.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane (shkrim dhe të folur).
Njohuri të programeve MS Office,përvoja me mjete CRM dhe marketing automation përbën avantazh.